Maqedoni e Veriut: 29 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur

Maqedoni e Veriut: 29 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 29 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa nuk është raportuar për asnjë të vdekur nga ky virus.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 34 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 155 mijë e 568 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 149 mijë e 676 janë shëruar, kanë vdekur 5 mijë e 472 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 420 raste aktive.


MË SHUME NGA Rajoni