Shpërthen gypi i ujësjellësit në Prishtinë, mbesin pa ujë këto lagje
BKT
   Komunat

Shpërthen gypi i ujësjellësit në Prishtinë, mbesin pa ujë këto lagje

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftojnë se para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit tek “Rruga e Tiranës” që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.

Bëhet e ditur se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht për ta ndërprerë ujin me qëllim sanimin e gypit, dhe si pasojë e kësaj pa furnizim me ujë – deri në sanimin e gypit, do të mbesin zonat: një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës, lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania në kryeqytet.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, njofton po ashtu se dëmtimi është i madh./lajmi.net/


MË SHUME NGA    Komunat