Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 15 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 31 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm. Paradite do të ketë diell, ndërsa pasdite reshje të shiut në disa vende. Temperaturat do të jenë në rritje.


MË SHUME NGA Rajoni