319 gjoba në trafik në Shkup, 44 për tejkalim të shpejtësisë

319 gjoba në trafik në Shkup, 44 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (15.06.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 319 vozitës, 44 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Telegrafi.

“Janë regjistruar edhe 17 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 16 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 94 gjoba për parkim të parregull”, thonë nga MPB.


MË SHUME NGA Rajoni