Shahpaska: Gjendja në çerdhe në Maqedoni të Veriut është stabile

Shahpaska: Gjendja në çerdhe në Maqedoni të Veriut është stabile

“Gjendja në kopshte në lidhje me pandeminë është stabile. Periudhën e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv nga të punësuarit, ndërsa raste pozitive tek fëmijët nuk ka”, transmeton Telegrafi.

Këtë e deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo shtoi se në bazë të gjendjes epidemiologjike do të mendohet për rritje të kapaciteteve në kopshte, gjegjësisht heqjen e protokolleve.

“Jemi të kujdesshëm në gjithë këtë proces, pasi bëhet fjalë për më të vegjlit dhe bëjmë vlerësime kur duhet t’i hapim tërësisht çerdhet, sikur para pandemisë”.

“Nëse gjendja epidemilogjike vazhdon kështu, shpresojmë që shumë shpejt do të hapen tërësisht çerdhet”, tha Shahpaska.


MË SHUME NGA Rajoni