Vuçiq: Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 22 qershor

Vuçiq: Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 22 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këtë të mërkurë ka deklaruar se do të zhvillojë një seancë të posaçme në Kuvend vetëm për të diskutuar në detaje për dialogun me Kosovën.

Sipas tij, seanca e posaçme për dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet më 22 qershor.

Vuçiq ndër të tjera ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.

Ndërkohë, një ditë më parë Vuçiq ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e parë të tyre u shprehën vetëm qëndrimet dhe pritjet e palëve, ndërsa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të ardhshëm më 15 korrik.

Vuçiq tha se pala kosovare ka shkuar në Bruksel “me dëshirën për ta detyruar delegacionin e Beogradit që t’i linte bisedimet”.

Ai tha se Serbia refuzoi njohjen e Kosovës, por edhe propozimin për deklaratën e paqes.

Presidenti serb po ashtu tha se gjatë javës së ardhshme do të mbahen “disa takime të mëdha me serbët e Kosovës”.

Kurti pas takimit me Vuçiqin, tha se arritja e marrëveshjes me Serbinë do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.


MË SHUME NGA Rajoni