Ramos tregon prapaskenën e largimit nga Real Madridi
BKT
Sport

Ramos tregon prapaskenën e largimit nga Real Madridi

Sergio Ramos konfirmoi sot largimin nga Real Madrid, teksa gjatë konferencës së lamtumirës tregoi qartë se Real Madrid e largoi pa dëshirën e tij.

Kapiteni tregon se ai vendosi të pranojë propozimin e klubit, por ishte vonë.

“Vendosa të pranoj ofertën një-vjeçare me pagë më të ulët, por klubi më tha se ai propozim nuk ekziston më, megjithëse e pranova. Më pas jam informuar se ajo ofertë kishte një datë skadimi dhe unë nuk e kisha zbuluar. Nuk ka qenë asnjëherë çështje parash, unë thjesht doja kontratë 2-vjeçare. Kurrë nuk kam dashur të largohem nga Real Madrid, dëshira ime ishte të vazhdoja”, u shpreh Ramos.