08:14 / 18.06.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Pasdite pritet të ketë reshje lokale të shiut, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale nga 25 deri në 33 gradë celsius.
Gjatë fundjavës pritet mot i ngjashëm, me diell dhe kushte për reshje të shiut.























