09:50 / 18.06.2021
Janë vaksinuar 265.164 qytetarë në Maqedoni të Veriut
MSH njoftoi se pardje janë aplikuar 4.299 vaksina. Kurse gjithsej janë vaksinuar 265.164 persona, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 453.180, transmeton Telegrafi.
MSH apelon tek qytetarët që të paraqiten për vaksinim në platformën “vakcinacija.mk”, pasi siç thonë, është mënyra më e shpejtë për të arritur tek vaksina.























