Suedia mposht Sllovakinë në një ndeshje të barazpeshuar
BKT
Sport

Suedia mposht Sllovakinë në një ndeshje të barazpeshuar

Suedia ka arritur të fitojë ndaj Sllovakisë me rezultat minimal në një ndeshje të barazpeshuar dhe ku nuk ka pasur shumë raste të pastra shënimi.

Ndeshja e raundit të dytë e Grupit E ka përfunduar 1-0.

Emil Forsberg ka shënuar golin e vetëm në minutën e 77-të, pasi paraprakisht Alexander Isak është penguar në zonën sllovake.

Në pjesën e parë skuadrat kanë luajtur baraz.

Nga i njëjti grup dhe në të njëjtin orar nesër ndeshen Spanja dhe Polonia.