Franca ndaj Hungarisë, 900 milionë kundër 60 milionëve. Kush fiton?!
BKT
Sport

Franca ndaj Hungarisë, 900 milionë kundër 60 milionëve. Kush fiton?!

Do të jetë prova e zjarrit për kampionët e botës, në një Budapest të nxehtë nga 32 gradë në brigjet e Danubit dhe një “Puskas Arena” si një “furrë” e vërtetë me praninë e 61 tifozëve në shkallët e stadiumit.

Franca e Deschamps, e freskët nga një fitore e ngushtë ndaj Gjermanisë, do të kualifikohet matematikisht në raundin e dytë në rast të një suksesi të ri kundër Hungarisë së drejtuar nga Marco Rossi.

“Kundërshtarët, – tha trajneri francez, – kanë një trajner italian, që do të thotë se luftojnë fort dhe janë të organizuar mirë”. Edhe hungarezët janë të gatshëm të japin gjithçka, siç konfirmohet nga vetë trajneri piemontez në prag: “Skuadra franceze vlen të paktën 900 milionë euro, e jona është vetëm 60 milionë. Ata janë favoritët për të fituar Kampionatin Europian, por djemtë e mi do të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë njerëzit”.

Ja formacionet e mundshme:

HUNGARIA (3-5-2): Gulacsi; Botka, Orban, At. Szalai; Lovrencsics, Nagy, Kleinheisler, Schafer, Fiola; Ad. Szalai, Sallai. Trajner: Rossi.

FRANCA (4-3-3): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, L. Hernandez; Pogba, Kanté, Rabiot; Griezmann, Benzema, Mbappé. Trajner: Deschamps.