Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni

Në shtet tashmë disa ditë me radhë po shënohet trend i numrit të ulur të rasteve të reja me Kovid-19. Në statistikën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë u regjistruan tetë raste të reja, ndërkaq nuk pati pacientë të vdekur.

Gjithsej 3.265 testime u bënë gjatë ditës së djeshme. Nga tetë të sëmurët e rinj, tre të infektuar janë në Shkup, në Strumicë dy, ndërsa në Kumanovë, Veles dhe Kërçovë nga një.

Më pas janë regjistruar 72 pacientë të shëruar, dhe atë nga Shkupi 23, Kumanova, Prilepi dhe Kërçova nga 7, Gostivari dhe Ohri nga 6, Manastiri – 5, Tteova – 4, Radovishi – 3, Shtipi – 2, Strumica dhe Dibra nga 1.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 854.673 testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend nga fillimi i epidemisë është 155.624.

Numri i pacientëve të shëruar është 149.862, ndërsa i të vdekurve 5.475. Gjithsej ka 287 raste aktive.

Numër i pakësuar i të sëmurëve nga Kovid-19 shënohet edhe në Shqipëri, dhe për shkak të kësaj, shteti vendosi për turistët nga Maqedonia e Veriut, por edhe të tjerë të cilët vendosën të pushojnë atje, të marrin test të shpejtë pa pagesë, nëse ankohen për simptoma të Kovid-19.

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dje informoi se kanë filluar të funksionojnë 29 ambulanca shëndetësore ku 24 orë ofrohen shërbime shëndetësore, si dhe teste pa pagesë për çdo rast simptomatik.

“Në çdo ambulance verore shëndetësore në bregdet dhe rajonet turistike malore ofrohet shërbim 24-orësh për çdo ndihmë urgjente mjekësore, si dhe test i shpejtë pa pagesë, për secilin rast për të cilin ekziston dyshimi për Kovid-19. Në rast të paraqitjes së ndonjë simptomi, shkoni në ambulance më të afërt shëndetësore, Së bashku ta kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për sezon të sigurt turistik”, shkroi Manastirliu në Fejsbuk. Në dispozicion është edhe numri i telefonit pa pagesë 127.

Përndryshe, në shtet këto ditë u vërejt edhe një rast me llojin indian ë virusit Kovid-19. Megjithatë, kompetentët kumtuan se pacienti nuk është në rrezik, gjendja është nën kontroll.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe njëherë përmendi se anketat epidemiologjike të cilat janë bërë, nuk treguan ekzistim të rrezikut dhe me këtë nuk ekziston kurrfarë nevoje për vendosje të kufizimeve shtesë.