Tahiri hap zyrën në Podujevë për qytetarët
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka hapur zyrën e tij për qytetarë, me të cilët do të diskutojnë për ide, sugjerime e kritika në mënyrë që të hartojnë bashkë një program që ofron zgjidhje reale për Podujevën.
Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00 , ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi . Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura”, ka shkruar Tahiri. Postimi i plotë: Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00″.
“Ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi. Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura. Zëri i qytetarëve është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Bëhuni pjesë e ndryshimit të vërtetë. Ju mirëpres”.























