Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për tejkalim të shpejtësisë

Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara në trafik janë shqiptuar gjithsej 247 masa, mes të cilave 106 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit nga shpejtësia e lejuar, transmeton Telegrafi.

Nga MPB-ja sot bënë të ditur se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, 13 për shkelje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, tre sanksione për shoferët fillestarë, 12 sanksione për drejtim të automjetit pa patent shoferi.

“Janë shqiptuar 45 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, 10 sanksione për drejtim të automjeteve teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), 22 sanksione për parkim të parregullt”, thuhet në kumtesë.

Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë, paralajmëruan nga MPB-ja dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik.