14:35 / 23.06.2021
Shaqiri, objektivi kryesor i gjigantit turk
Xherdan Shaqiri mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Sipas “FotoMaç”, Xherdan Shaqiri është bërë objektivi kryesor i afatit kalimtar veror për presidentin e Galatasarayt, Burak Elmas.
Elmas dëshiron ta përforcojë skuadrën me lojtarë që të ketë paraqitje më të mira në Ligën e Kampionëve, dhe Shaqiri shihet si objektivi kryesor nga skuadra turke.
Edhe Lazio dhe Sevilla thuhet të jenë në garë për nënshkrimin e tij, por Galatasaray është tejet i interesuar për shërbimet e gjilanasit, raporton lajmi.
Shaqiri ka kontratë edhe dy vite me Liverpoolin dhe vlera e tij shihet nga 15 deri në 20 milionë euro.























