Me shumë mund por Gjermania kalon tutje
BKT
Sport

Me shumë mund por Gjermania kalon tutje

Dy herë ka kaluar në epërsi Hungaria ndaj Gjermanisë dhe dy herë ka barazuar Gjermania.

Ndeshja e fundit e Grupit F ka përfunduar baraz 2-2. 

Ky rezultat e ka çuar përpara Gjermaninë po jo edhe Hungarinë. 

Hungarezët kaluan në epërsi në minutën e 11-të me golin e Adam Szalai. 

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. 

Gjermanët ia kanë dalë ta barazojnë vetëm në minutën e 66-të me golin e Kai Havertz. Por gëzimi gjerman ka zgjatur shumë pak. Vetëm pas dy minutash Andras Schafer e ka kaluar sërish në avantazh Hungarinë. Gjermanët kanë barazuar përfundimisht në minutën e 84' me golin e Leon Goretzka.