Ronaldo merr komplimentet e Pelle dhe Ali Daei

Ronaldo merr komplimentet e Pelle dhe Ali Daei

Me dopietën e shënuar ndaj Francës në ndeshjen e fundit në grup, Cristiano Ronaldo jo vetëm që i dha mundësi Portugalisë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave, por preku shifrën e 109 golave të shënuar me luzitanët, duke shkruar një tjetër rekord të historisë së futbollit.

Ylli portugez barazoi Ali Daei në krye të listës së golashënuesve në nivel përfaqësueseje dhe me golin e radhës që do të shënojë, do ta ruajë këtë rekord i vetëm, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ka marrë edhe komplimentat e ish futbollistit iranian, por edhe të legjendës braziliane Pelle.

“Urime Cristiano. Jam shumë i lumtur që ky rekord u arrit nga një kampion i madh brenda dhe jashtë fushe”, shkroi ish bomberi iranian Ali Daei në rrjetet sociale, ndërsa e menjëhershme ishte edhe përgjigja e Ronaldos, transmeton SS.

“Kampionët e vërtetë mbeten të tillë përgjithmonë. Jam krenar që dëgjoj këto fjalë nga një idhull si ti. Faleminderit Ali Daei”, shkroi portugezi.
“Vazhdojmë. Jam krenar që ke vendosur një tjetër rekord. Bëj tifo për ty”, shkroi legjenda braziliane Pelle në rrjetet sociale.