12:43 / 25.06.2021
RMV, të gjithë ata që janë paraqitur për vaksinim, do të marrin termin
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe tha se të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur për vaksinim do të marrin termin për imunizim.
“Pa dallim se kur janë paraqitur, duke nisur nga dita e hënë, përkatësisht nga e marta, me sistemin më të moshuarit, pastaj më të rinjtë, të gjithë do të marrin termin për vaksinim në dy javët e ardhshme”, tha ministri Filipçe.























