Foda: Italia favorite, por ne kemi skuadër të mirë dhe kualitet individual
BKT
Sport

Foda: Italia favorite, por ne kemi skuadër të mirë dhe kualitet individual

Selektrori i Austrisë, Franco Foda ka folur para ndeshjes me Italinë.

Franco Foda duke folur në një intervistë për “SkySport”, ka folur për ndeshjen me Italinë që do të zhvillohet nesër në Wembley të Londrës, transmeton lajmi.net.

Ai e cilësoi duelin si të vështirë, por shprehu besimin në skuadrën e tij.

“Është një moment special për ne, Austria luan për herën e parë në fazën e eliminimit në Kampionatin Evropian, për më shumë kundër Italisë në Wembley”, tha ai.

“Është një ndeshje e veçantë për mua, për lojtarët dhe për Federatën. Mezi presim të dalim në fushë dhe shpresojmë të marrim një rezultat të mirë”, shtoi ai.

“Babai im ishte italian, por ne jemi shpërngulur në Gjermani shumë herët. Kam një lidhje speciale me Italinë, shkoj në pushime shpesh atje”, tha Foda.

“Jemi një skuadër kompakte, e mirë në rikuperimin e topit dhe kemi kualitet individual. Italia po luan shumë mirë me Mancinin, janë përmirësuar shumë, ata janë favoritë por ne duam të tregojmë futbollin tonë dhe të shpresojmë të marrim rezultat të mirë”, përfundoi Franco Foda.