21:55 / 25.06.2021
Prishtina fiton dhe kalon në raundin e parë të Champions League
Prishtina do të ndeshet me Ferencvarosin në Budapest më 6 korrik. Kjo pasi Prishtina ka fituar finalen e parakualifikimeve.
Kryeqytetasit kanë mposhtur Inter Escaldes nga Andora në ndeshjen e zhvilluar të premtën në "Elbasan Arena".
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0.
Që të dy golat për Prishtinën i ka realizuar Endrit Krasniqi (45' dhe 58').
Edhe ndeshjen e parë nga Folgore, kampion i San Marinos, Prishtina e kishte fituar me rezultat të njëjtë.























