Tierney te Arsenali deri në vitin 2026
BKT
Sport

Tierney te Arsenali deri në vitin 2026

Kieran Tierney, ka rinovuar kontratën me Arsenali edhe për pesë vite të tjera.

Klubi ka njoftuar rinovimin me një postim në Twitter, duke i besuar 24 vjeçarit që mund të mbulojë disa role në mbrojtje, transmeton Telegraf.

Arsenali pagoi 27 milionë euro te Celtic për kartonin e lojtarit dy vite më parë.

Tierney, një nga të paktët lojtarë që ka treguar vlera në dy sezonet e fundit me “Topçinjtë”, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Ligës Premier deri në verën e vitit 2026.

“Lajm fantastik për ne. Kënaqësi e madhe që do të vazhdoj të punoj me Tierney”.

“Cilësia, energjia, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij, jo vetëm në ditët e ndeshjes por çdo ditë në stërvitje, janë gjithmonë në nivel të lartë“, deklaroi trajneri Mikel Arteta.