Kthimi i qytetares serbe në Gjakovë, reagojnë nënat e viktimave
Kthimi në Gjakovë i një shtetases serbe ka ngjallur pakënaqësi të mëdha.
Madje për ta kundërshtuar atë është paralajmëruar edhe protestë për të hënën.
Shoqata e familjarëve të të zhdukurve “Thirrjet e Nënave” në një konferencë për media kanë thënë se ajo çka ka bërë komuna është e turpshme.
Ato kanë akuzuar Kreun e Komunës, Ardian Gjini, duke thënë se në Gjakovë nuk kanë vend kriminelet e luftës.
Drejtueset e kësaj shoqatë kanë thënë se do ta kundërshtojnë këtë sikurse siç kanë bërë deri tash me pengimin e pelegrinëve serb. Kanë paralajmëruar se nëse komuna nuk vepron ato do ta nxjerrin më dhunë nga banesa shtetasen serbe.
Luljeta Sharani nga kjo organizatë ka thënë se nuk do të pranojnë që asnjë shtetas serb të kthehet në këtë qytet.
Mllef thotë të ketë për kryetarin Gjini, i cili sipas saj ua ka mundësuar të vijnë.
Ajo ka thënë se për 22 vjet kanë kërkuar drejtësi në organet qeveritare dhe ende nuk ka drejtësi për më të dashurit e tyre.























