10:05 / 28.06.2021
Përfshihet nga zjarri një stallë në Prizren, digjen 11 krerë lopë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri stalla e lopëve të tij.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë djegur 11 krerë lopë ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri”, thuhet në raport.
Vlera e përgjithshme e dëmve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime./epoka e re/























