Roma synon transferimin e mbrojtësit të Lille
BKT
Sport

Roma synon transferimin e mbrojtësit të Lille

Roma vazhdon të punojë intensivisht në këtë merkato vere. Verdhekutë kërkojnë t’i dhurojnë trajnerit Jose Mourinho përforcime, në mënyrë që portugezi të ndërtojë një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit Italian synojnë të blindojnë repartin e prapavijës, duke piketuar mbrojtësin e qendrës së Lille, Sven Botman. Për kartonin e futbollistit klubi francez kërkon rreth 25 milionë euro, por italianët nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë te holandezi, pasi më parë duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Manchester United dhe Tottenhamit, që interesohen për lojtarin.