Nice blen kartonin e Todibos nga Barça
BKT
Sport

Nice blen kartonin e Todibos nga Barça

Jean-Clair Todibo do të vazhdojë të qëndrojë në kampionatin francez. Mbrojtësi me performancën e tij ka bindur drejtuesit e Nice të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare nga Barcelona. 

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe për kartonin e 21-vjeçarit francezët do të derdhin në arkat e “blaugranave” 8.5 milionë euro plus 7 milionë të tjera, që do t’u kalojnë katalanasve në formë bonuesh si përqindje në rast se Nice vendos ta shesë futbollistin në të ardhmen.