14:48 / 29.06.2021
Nis dezinsektimi i hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë
Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga data qershor përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë dezinsektimi i hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.
“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të rritur të insekteve fluturuese si masë parandaluse për përhapjen e sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme. Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 30.06.2021 deri më 03.07.2021. Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet me datë 30.06.2021 dhe fillon prej orës 20:00”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.























