Manchester City i zgjat kontratën brazilianit 36-vjeçar
BKT
Sport

Manchester City i zgjat kontratën brazilianit 36-vjeçar

Braziliani Fernandinho ka rinovuar kontratën me Manchester City për një sezon tjetër, pra deri në qershor 2022. Lajmi u njoftua nga klubi kampion anglez:

“Në kokën time dhe në mendjen time, puna nuk ka mbaruar ende,” – u shpreh mesfushori 36-vjeçar, i cili mbërriti në Manchester në vitin 2013 nga Shakhtar Donetsk. – “Kjo është arsyeja pse unë vendosa të qëndroj këtu edhe një vit. Do të përpiqem të ndihmoj ekipin të arrijë objektivin. Nga këndvështrimi im, them mund t’ia dalim, ekzistojnë hapësira për t’u përmirësuar dhe arritur objektivat.”