Jo vetëm Tirana, një tjetër klub elitar në bisedime me Latifin
BKT
Sport

Jo vetëm Tirana, një tjetër klub elitar në bisedime me Latifin

Prej javësh Tirana dhe Liridon Latifi mësohet të jenë në kontakte për një transferim të mundshëm të sulmuesit, i cili në katër vitet e fundit ishte pjesë e Puskas Akademia në Hungari.

Në asnjë moment ish-ylli i Skënderbeut nuk arriti të bëhet titullar stabël në Hungari dhe tashmë rikthimi në Shqipëri është një ndër mundësitë e vetme për 27-vjeçarin.

Përveç Tiranës mësohet se një tjetër klub ka hyrë në garë për shërbimet e ish-anësorit të kombëtares. Zëri.info raporton se Vllaznia ka nisur bisedimet me palën e lojtarit.

Latifi në të shkuarën ka qenë pjesë Skënderbeut në vendin tonë, ku shkëlqeu dhe arriti të transferohet te Puskas Akademia, duke i dhënë koraçarëve plot 1 milionë euro.