19:07 / 29.06.2021
Përforcohet KB Trepça
KB Trepça është përforcuar me amerikanin Andrew Gordon.
Kjo është e bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga skuadra mitrovicase përmes rrjeteve sociale. Gordon luan në pozitën qendër.
“KB Trepça kompleton transferimin e Andrew Gordon. Trepça shton centimetrat duke angazhuar qendrën amerikane Andrew Gordon. Gordon vjen nga Louisiana Tech nga NCAA”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.























