Mbappe nuk dëshiron të vazhdojë me PSG
BKT
Sport

Mbappe nuk dëshiron të vazhdojë me PSG

Ylli Kylian Mbappe nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain, ku ajo aktuale do të skadojë në fund të sezonit 2021/22, raporton “L’Equipe”.

Spekulohet se ai i ka informuar krerët e klubit të PSG rreth dëshirës së tij për t’u larguar nga “Parc des Princes”.

Por, ylli 22 vjeçar nuk pritet që të largohet këtë verë nga Parisi, pasi dëshiron ta respektojë kontratën e tij aktuale, duke qëndruar edhe një vit te klubi parisien, dhe më pas do të largohet si lojtar i lirë.

Dy skuadrat që kanë shprehur interesim serioz për Mbappe janë Liverpooli dhe Real Madridi, ku ky i fundit ka treguar që këtë verë është larguar nga gara për shërbimet e yllit të PSG, për shkak të problemeve financiare.