Rasti “Subvencioni 2021”, Prokuroria kërkon paraburgim për 21 zyrtarë

Rasti “Subvencioni 2021”, Prokuroria kërkon paraburgim për 21 zyrtarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në seancën paraprake të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka kërkuar masën e paraburgimit për 21 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Më 30 qershor 2021, në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është zhvilluar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

Të njëjtën ditë janë arrestuar 21 persona, prej tyre 14 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, për vepra penale korruptive, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.

Të njëjtit po dyshohen se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “dhënia e ryshfetit”, mashtrim me subvencione”, “falsifikim i dokumenteve”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprën penale “ushtrimi i ndikimit”.

Sipas kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, sipas provave të siguruara gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore, aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe nga ekzaminimi i aparateve telefonike të disa prej tyre, dëshmive të dëshmitarëve si dhe provave tjera, ekziston dyshimi i bazuar se disa nga të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar në MB, kishin kërkuar dhe pranuar përfitim për vete.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit në mënyrë direkte apo indirekte kishin kërkuar ryshfet nga persona të ndryshëm, kryesisht fermer, në mënyrë që gjatë përpilimit të raportit të kontrollës në teren të paraqesin gjendjen jo faktike kinse fermerët kanë të mbjellë kultura të ndryshme bujqësore e që në realitet nuk ka pasur asgjë të mbjellë.

Po ashtu, të njëjtit po dyshohen se kishin paraqitur sipërfaqe më të madhe se sa në realitet kishte pasur një fermer, apo kishin shtuar edhe numrin e krerëve të bagëtive apo bletëve më shumë se sa kishte në realitet.

Sipas prokurorisë, me rastin e aplikuesve për subvencione (fermerët) të njëjtit përmes dhënies së ryshfetit kishin përfituar subvencione në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur të dhëna të pavërteta dhe të pa sakta apo edhe duke shfrytëzuar dokumente të falsifikuara në mënyrë që të plotësojnë kriteret për të përfituar subvencione.

Me veprimet e tyre, prokuroria po pretendon se i janë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë.

Në një konferencë për media, prokurori i rastit, Rafet Halimi ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë llogaritet mbi një milion euro.

Në kërkesën për caktim të paraburgimit thuhet se të pandehurit kishin shfrytëzuar detyrën zyrtare duke i përdorur pozitat e tyre dhe njohuritë, kishin rënë në kontakt duke bashkëpunuar me disa fermer e të cilët edhe kishin mashtruar për të përfituar shuma të mëdha të parave edhe pse nuk i kishin merituar.

Sipas prokurorisë, nuk kishin mundur të përfitojnë fermerët të cilët kishin pasur të drejtë dhe i kishin plotësuar kushtet.

“Me rastin e paraqitjes së kësaj kërkesë, prokurori ka marrë parasysh edhe masat e tjera më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurve, mirëpo ka ardhur në përfundim se nuk mund të ndikojë asnjë masë tjetër të të pandehurit përveç masës së paraburgimit”, thuhet në kërkesën e prokurorit Rafet Halimi.

Sipas tij, janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që ndaj 21 të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit, për arsye se ka prova të mjaftueshëm që vërtetojnë se të njëjti kanë kryer veprat penale.

Sipas prokurorisë, ekziston rreziku i arratisjes, asgjësimi, fshehja apo ndryshim i provave, pengimi i rrjedhjes së procedurës penale, pesha e veprës penale si dhe nga mënyra e kryerjes së veprave penale.

Bejtullah Pira po dyshohet se në cilësinë e inspektorit në AZHB, ka pranuar ryshfet shuma të ndryshme të parave së bashku me inspektorët Adushe Ukshini dhe Valon Hoti, ku vet Adushe Ukshini kishte deklaruar se shumat e parave 1,2000 euro dhe 1,600 euro të marra nga fermerët i kishte ndarë me Pirën.

Granit Abdyli po dyshohet se në cilësinë e zyrtarit në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Vitisë në bashkëkryerje me inspektorët Adushe Ukshini dhe Valon Hoti kishin pranuar ryshfet, ku Adushe Ukshin i kishte deklaruar se 450 euro ryshfet ia kishte dhënë Abdylit.

Valon Hoti pi dyshohet se në cilësinë e Inspektorit në AZHB së bashku me Adushe Ukshini dhe Valon Hoti kishin marrë ryshfet, ku Adushe Ukshini kishte deklaruar se në katër raste, më konkretisht shumat prej 1,000 euro, 3,200 euro, 200 euro dhe 400 euro i kishte ndarë përgjysmë me Hotin.

Enver Ibishi, Blerim Bulliqi dhe Kujtim Zariqi, në cilësinë e inspektorëve në AZHB, në koordinim me drejtorin e pagesave direkte Luan Statovcin po dyshohen se kishin pranuar shuma të ndryshme të parave, nga persona të ndryshëm.

Arsim Cela po dyshohet se në cilësinë e inspektorit në AZHB, së bashku me Kujtim Zariqin në raportin e kontrolles në teren kishin paraqitur gjendje jo reale duke shtuar sipërfaqe kinse të mbjellë nga fermeri Blerim Asllani me kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa në realitet në ato sipërfaqe ka pasur të mbjellë bari, që nuk do të duhej të subvencionohej.

Habibe Dauti po dyshohet se në cilësinë e zyrtares së pagesave direkte kishte futur personin Falmur Zeriqi në listën e përfituesve për subvencione në vlerë mbi 54 mijë euro pa i plotësuar kriteret për përfitim. Po ashtu e njëjta po dyshohet se ka proceduar për pagesë në mënyrë të kundërligjshme edhe për fermerët e tjerë: Kastriot Berisha ka përfituar afër 250 mijë euro, Fuat Morina afër 110 mijë euro Gzim Morina mbi 45 mijë euro, Bekim Shala afër 84 mijë euro dhe Arlinda Seferi ka përfituar afër 97 mijë euro.

Musa Nivokazi po dyshohet se si inspektor në AZHB së bashku me inspektorin Lulzim Hajdaraj kishin shtuar sipërfaqe jo reale për fermerë të ndryshëm duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës rreth 10 mijë euro.

Lulzim Hajradaj po dyshohet se në cilësinë e inspektorit në AZHB kishte pranuar ryshfet në koordinimin me Luan Statovcin, duke i shkaktuar dëm buxhetit rreth 10 mijë euro.

Blerim Zeqiri po dyshohet se kishte paraqitur dokumentacion të rremë për të përfituar rreth 55 mijë euro, ndërsa Blerim Asllani dyshohet se ka përfituar 41 mijë euro.

Afrim Abazaj po dyshohet se nga zyra e drejtorit të pagesave direkte Luan Statovci, shumat e parave të marra nga fermerë të ndryshëm i ndan me Statovcin.

Halil Krasniqi po dyshohet se ka përfituar afër 120 mijë euro duke paraqitur dokumentacion të rremë, si dhe dyshohet se i ka dhënë ryshfet Salih Statovcit në dy raste nga 10 mijë euro që të ndikojë tek vëllau i tij Luan Statovci që ta fus në listën e përfituesve.

Daut Kabashi po dyshohet se në cilësinë e zyrtarit në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Istogut kishte pranuar ryshfet shuma të ndryshme të parave në koordinim me Luan Statovcin,

Bkeim Shala po dyshohet se me paraqitjen e të dhënave të pasakta kishte përfituar shumën e parave në tri raste në vlerë mbi 105 euro, si dhe ka aplikuar edhe në emër të bashkëshortes Arlinda Seferi dhe ka përfituar mbi 96 mijë euro.

Salih Kelmendi po dyshohet se në cilësinë e inspektorit në Komunë ne Pejës kishte pranuar ryshfet shumën 10 mijë euro nga Bekim Shala dhe i kishte ndihmuar që të rregullojë dokumentet për aplikim në subvencione në mënyrë që Shala të përfitoje mbi 105 mijë euro dhe mbi 96 mijë euro.

Gzim Morina po dyshohet se duke dhënë të dhënë të pasakta kishte përfituar afër 60 mijë euro, ndërsa Kastriot Berisha dyshohet se ka përfituar në tri raste shumën mbi 373 mijë euro.

Fuat Morina po dyshohet se me dokumente të falsifikuara kishte përfituar mbi 118 mijë euro, ndërsa Kumrije Maxharraj po dyshohet se ka mashtruar me rastin e aplikimit për subvencione duke paraqitur të dhëna të pa sakta, duke përfituar mbi 42 mijë euro./BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi