17:25 / 02.07.2021
Milani mund ta transferojë Jamesin për 10 milionë euro
Milani ia ka vënë syrin James Rodriguezit, i cili mund të largohet nga Evertoni gjatë kësaj vere si rezultat i largimit të papritur të trajnerit Carlo Ancelotti.
Mesfushori kolumbian mund t’i bashkohet ekipit kuqezi për 10 milionë euro. Lajmin e ka bërë me dije mediumi “Antena 2”.
Ish-futbollisti i Portos, Monacos, Real Madridit dhe Bayern Munichut, e ka në tavolinë një kontratë trevjeçare, të cilën e ka bërë gati “Rossoneri”.
Futbollisti i Evertonit shpreson t’i bashkohet Milanit pasi e kaloi vitin e parë me rënie e ngritje në Premierligë.
Ai dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi mund t’ia ofrojë gjiganti italian Milan.























