19:27 / 02.07.2021
Shaqiri shtang Spanjën
Xherdan Shaqiri edhe një herë dëshmon formën e lartë që po tregon në Evropianin 2020, raporton RTKLive.com.
Ylli kosovar ka shënuar për Zvicrën për të barazuar rezultatin në 1-1.
Zvicra dhe Spanja po luajnë në sfidën çerekfinale të EURO 2020. Shaqiri rrugën e golit e gjeti në minutën e 68-të.
Aktualisht rezultati është baras 1-1. /RTKLive/























