Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Serie A, firmos kontratë 3-vjeçare
BKT
Sport

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Serie A, firmos kontratë 3-vjeçare

Etrit Berisha rikthehet në Serie A. 32-vjeçari nga Prishtina është transferuar te Torino.

Klubi italian ka prezantuar “gardianin” e kombëtares shqiptare ditën e sotme.

“Berisha është lojtari më i ri i Torinos. Portieri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Mirë se vjen“, lexohet në postimin e Torinos në Twitter.

Kjo është aventura e katërt italiane për dardanin, i cili më parë ka mbrojtur portat e Lazios, Atalantës dhe Spal, me të cilët shkëlqeu sezonin e fundit në Serie B.