Ja mesazhi i Eriksenit drejtuar bashkëlojtarëve danezë pas kualifikimit
BKT
Sport

Ja mesazhi i Eriksenit drejtuar bashkëlojtarëve danezë pas kualifikimit

Kombëtarja e Danimarkës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”.

Danezët në çerekfinale mposhtën Çekinë me shifrat 1-2 duke arritur një sukses të madh.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe ylli i kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen i cili në ndeshjen e parë të këtij evenimenti kishte pësuar sulm në zemër dhe se që nga atëherë ai ishte nën kujdesin e mjekëve.

Sipas asaj që ka raportuar medium italian “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori i Interit u ka dërguar mesazh inkurajues bashkëlojtarëve të tij të ekipit kombëtar.

“Jam krenar me ju”, raportohet t’iu ketë shkruar Eriksen lojtarëve danezë pas suksesit në “Euro2020”.

Eriksen në takimin e parë të grupit ndaj Finlandës kishte rënë në tokë pa ndjenja pas sulmit në zemër.

Fillimisht ai luftoi me vdekjen, por më pas gjendja e tij në spital ishte përmisuar dhe ai ndodhet tashmë janë rrezikut për jetën.