Sot vendoset nëse do të ketë kufizime për shkak të llojit Delta të Covid-19
Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoni të Veriut, do të mblidhet sot për të diskutuar nëse do të vendosen kufizime, për shkak të përhapjes së llojit Delta të koronavirusit, transmeton Telegrafi.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, informoi se edhe pse disa nga anëtarët e KSI-së ishin me pushime, tashmë është duke u analizuar dhe hulumtuar për këtë lloj të virusit dhe mendimet e anëtarëve të Komisionit do të dëgjohen sot.
Komisioni gjithashtu do të vlerësojë nëse duhet të vendoset masa për kryerje të testeve për hyrjen në Maqedoni.
“Rreziku duhet të vlerësohet dhe duhet të diskutohet nëse kjo është masa e duhur me të cilën ne me të vërtetë mund të mbrohemi”, tha ministri Filipce.
Aktualisht, karantina 14-ditore vlen vetëm për udhëtarët nga India. Për pjesën tjetër, hyrja në RMV nuk është e kushtëzuar























