Vushtrria bëhet edhe me një çerdhe publike
BKT
   Komunat

Vushtrria bëhet edhe me një çerdhe publike

Komuna e Vushtrrisë nga sot ka dy çerdhe publike për fëmijët e këtij qyteti.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përuruar çerdhen e re, të dytë publike, e cila ndodhet pranë shkollës fillore “Mustafë Venhari”.

Tahiri njoftoi se 88 fëmijë do të jenë pjesë e çerdhes.

“Gëzimi vërehet në fytyrat e fëmijëve, prindërve e mësueseve, 88 fëmijë janë përfshirë në edukim të hershëm duke krijuar lehtësira e mundësi për nënat dhe familjet e tyre” tha kryetari Tahiri.


MË SHUME NGA    Komunat