Prishtina sot përballë Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve
BKT
Sport

Prishtina sot përballë Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve

Prishtina do të zhvillojë sot (e martë) një ndeshje tejet jetike për historinë e klubit, e përballë e ka Ferncvarosin.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Bardhekaltrit do të shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës nga Hungaria, e që takimi do të jetë aspak i lehtë.

Prishtina ka analizuar në detaje kundërshtarin e tyre dhe do të tentojë të godasin në pikën e dobët, për të marrë rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit që luhet në kryeqytet.

Sot do të luajë edhe Shkëndija e Tetovës që takohet me Muran e Sllovenisë nga ora 20:00.