23:09 / 06.07.2021
Shkënidja mposhtet nga kampionët sllovenë
Shkëndija e Tetovës është mposhtur në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Tetovarët kanë humbur me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Tose Proevski” nga sllovenët e Mura-s.
Sllovenët kaluan në avantazh me anë të Bobiçaneç i cili realizoi saktë nga pika e 11-metërshit.
Shkëndija pati rast për barazim por Besar Ibraimi gaboi nga pika e penalltisë, duke mos arritur të dërgojë topin në rrjetë.























