Italia kalon Spanjën dhe është finaliste e Euro 2020
BKT
Sport

Italia kalon Spanjën dhe është finaliste e Euro 2020

Jorginho është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka dërguar Italinë në finale të Euro 2020.

Italia ka fituar nga Spanja me rezultat 4-2. 

Gjatë vazhdimeve, dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta, nuk ka pasur gola. 

Koha e rregullt ka përfunduar baraz 1-1. 

Kanë qenë italianët ata që kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 60-të, kur ka realizuar Federico Chiesa.

Spanjollët janë përgjigjur pas njëzet minutash. Alvaro Morata ka shënuar në minutën e 80 pas një asisti nga Daniel Olmo. 

Finalisti tjetër kuptohet pas ndeshjes Angli-Danimarkë.