Klubi i ngjitur në Superligën turke prezanton Balotellin
BKT
Sport

Klubi i ngjitur në Superligën turke prezanton Balotellin

Mario Baloteli është transferuar tek skuadra turke e Adana Demirsporit.

Klubi turk ka njoftuar për lëvizjen duke i uruar mirëseardhjen Balotelit.

Sulmuesi italian ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa gjysmën e rrogës së tij do e paguajnë sponsorët e klubit turk.

“Sot kemi përfunduar një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e klubit tonë Adana Demirspor me shkronja të arta. Balotelli zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ekipin tonë“, lexohet në komunikatën e Adana.

Këtë vit Adana Demirspor do të luajë në Superligën turke pasi sezonin e kaluar u shpall kampione në Ligën e Parë.