Shala denoncon ndërkombëtarët dhe vendorët për presion

Shala denoncon ndërkombëtarët dhe vendorët për presion

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka denoncuar ndërkombëtarët dhe vendorët për presion lidhur me trajtimin e lëndëve të komunave jugore me shumicë serbe në Divizionin e Gjykatës së Apelit në veri të Mitrovicës.

Këtë deklarata Shala e ka dhënë në konferencën e fundit të mandatit të tij, ku ka folur edhe për paaftësinë e Këshillit Gjyqësor për emërimin e gjyqtarëve të rinj në Apel si dhe për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.

“Theksoj se personalisht kam pasur presione dhe shqetësime  nga ana e ndërkombëtareve por edhe disa vendorëve që të shkelim edhe atë marrëveshje e cila është e drejtësisë e lidhur në Bruksel”, ka thënë Shala, të premten, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, trajtimi i lëndëve të komunave tjera është i paligjshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit e arritur në prill të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkesa e presion jashtëzakonisht i madh që lëndët të cilat të quajnë pjesën jugore që janë gjashtë komuna me shumicë serbe në Kosovë të shkojnë dhe t’i gjykojnë në divizionin në Mitrovicë, mirëpo marrëveshja as infrastruktura ligjore nuk e lejon këtë”, tha shala.

Ai ka thënë se divizioni i Gjykatës së Apelit në veri të Mitrovicës po funksionon bazuar në ligjet dhe në interesin e drejtësisë.

“Është funksionalizuar divizioni i Gjykatës së Apelit në veri të Mitrovicës i cili ndonëse ka pasur tendenca e presione mirëpo unë nuk kam lejuar për asnjë moment të punoj në kundërshtim me infrastrukturën ligjore të Kosovës dhe kundër interesit të drejtësisë”, ka thënë Shala, pa përmendur  tha Shala.

Shala shtoi se nuk ka lejuar që lëndët të gjykohen në divizionin në Mitrovicë por janë gjykuara dhe do të gjykohen në Gjykatën e Apelit në Prishtinë me panelet të cilat caktohen nga kjo gjykatë.

“Përpos kësaj, kemi pasur edhe një problem tjetër që në Departamentin Special të caktohen panelet me etnitet shumicë serbe, për shkak se ligji për gjykatat, rregullorja e KGJK-së nuk e ka përcaktuar që kolegjet kur kemi të bëjmë me komunitetin serb të gjykohen nga paneli me shumicë serbe” shtoi Shala.

Ai tha se ka pasur insistim të madh nga përfaqësuesja e EULEX-it e caktuar për pjesën veriore, OSBE duke shtuar se tërë vitin ka pasur presion për rastet për krime të luftës.

“Por nuk kam pas përkrahje as nga Ministria e Drejtësisë dhe as nga KGJK. Bile, bile ish-kryesuesi i KGJK-së më ka bo presion tërë ditën që të caktohen por që kam kërkuar të ma jap me shkrim që të na japin opinionin lidhur me rregullore por ai  nuk ka pasur guximin me dhanë një opinion të tillë, bile, bile enë fund më ka thanë që nuk du me lan gjurmë”, theksoi Shala.

Një kërkesë të tillë Shala tha se ia kishte bërë edhe Ministrisë së Drejtësisë mirëpo të njëjtit ka dhënë një opinion lidhur me aspektin kushtetues që marrëveshjet ndërkombëtare kanë prioritet ndaj akteve të brendshme.

“Marrëveshja e Brukselit nuk mund të zbatohet në mënyrë parciale, ose duhet të zbatohet si tërësi ose mos të zbatohet”, shtoi Shala.

Shala thotë se është rritur efikasiteti në Apel

Shefi i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se përkundë rritjes së numrit të lëndëve kjo gjykatë ka vazhduar punën me efikasitet të lartë.

“Gjykata e Apelit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 ka trashëguar 10,811 lëndë të bartura nga vitet e mëparshme, gjatë kësaj periudhe ka pranuar edhe 9,128 lëndë të reja  numër ky më i lartë që është regjistruar ndonjëherë. Në punë totale kemi pasur  19,931 nga to janë zgjidhur 7,812 lëndë, në procedurë janë edhe 12,120 lëndë”, tha ai gjatë kësaj konference.

Sipas tij, shumica e lëndëve janë të natyrës civilë, apo 10,187 lëndë, lidhur më këtë ai tha se përkundër faktit se kjo gjykatë ka bërë përpjekje të vazhdueshme në drejtim të rritjes së efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve, numri i lëndëve civile vazhdimisht është në rritje.

Shala tha e ka rritje për 70% të numrit të lëndëve në lëmin civil, ai shtoi se është rritur edhe numri i lëndëve në Departamentin për Çështje Administrative.

Shala gjatë kësaj konference shtoi se gjatë mandatit të tij është rritur efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve.

Ai shtoi se edhe gjatë periudhës së pandemisë i gjithë stafi ka vijuar punë.

Kryetari i Apelit akuzon për paaftësi Këshillin Gjyqësor, kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve

Gjatë konferencës për media të mbajtur të premten Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala fajësoi KGJK-në për mos zëvendësimin e numrit të gjyqtarëve të larguar nga kjo gjykatë.

Shala tha se problem për moskryerjen e këtyre lëndëve është paaftësia e KGJK-së për zëvendësimin e gjyqtarëve të cilët janë larguar.

“Arsyeje për moskryerjen e këtyre lëndëve është më saktësisht KGJK dhe paaftësia e tij për t’i plotësuar pozitat e lira të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit” tha ai.

Shala tha se aktualisht kanë 11 gjyqtarë më pak dhe se për këtë kanë kërkuar nga KGJK zëvendësimin e këtyre gjyqtarëve por që kjo e fundit ka vepruar në kohë.

Ai shtoi se përkundër kërkesës së tyre për rritjen e numrit të gjyqtarëve në lëmin civil, numri i këtyre gjyqtarëve është zvogëluar dhe të njëjtit as nuk janë zëvendësuar.

Shala tha se nuk mund të kërkoj nga gjykatësit të punojnë më shumë pasi që të gjihë gjyqtarër e gjykatës që ai udhëheqë punojmë mbi normë dhe se kërkesa për të zgjidhur edhe më shumë lëndë do të ulte cilësinë e zgjidhjes ës lëndëve.

“Ne kemi kërku që të caktohen gjyqtarë në lëmi civile, KGJK ka emëruar tre gjyqtarë në Departamentin Special, aty s’ka lënde. Aty janë gjashtë gjyqtarë dhe tri lënde zgjidhen brenda muajit” tha ai duke shtuar se emërimi ka qenë i gabuar.

Lëndët e korrupsionit po trajtohen me prioritet

Gjatë kësaj konference Shala tha se me prioritet Gjykata e Apelit gjatë gjashtëmujorit të parë ka zgjidhur lëndët e korrupsionit.

“Në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë të pazgjidhura, gjatë këtij viti kemi pranuar edhe 38 në total në punë kemi pasur 59 lëndë. Janë kryer 45 lëndë dhe kanë mbetur në procedurë edhe 14 lëndë” tha ai.

Ai tha se nuk ka asnjë pengesë në kryerjen e këtyre lëndëve dhe se të njëjtat po kryhen brenda javëve.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi