Filipçe: Ka nisur vaksinimi në terren, interesim i madh nga qytetarët
BKT
Rajoni dhe Bota

Filipçe: Ka nisur vaksinimi në terren, interesim i madh nga qytetarët

“Ekipi mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit në Probishtip, këtë mëngjes e ka filluar vaksinimin në fshatin Tursko Rudari. Shtëpia e Shëndetit në Vallandovë e ka filluar vaksinimin në Çalakli. Interesimi i qytetarëve është i madh, ndërsa procesi zhvillohet shkëlqyeshëm”, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka shkruar në Facebook, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, i cili informon se sot ka filluar vaksinimi në terren dhe pa termin, kundër COVID-19.

Ai ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, ndërsa thotë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase.

“Procesi i vaksinimit në terren do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Ekipet mjekësore do të vizitojnë çdo fshat, vend rural dhe lagje”, ka shkruar Filipçe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota