15:16 / 14.07.2021
Ulpiana transferon brazilianin e kampionit shqiptar
Iran da Coinceiçao sezonin e ardhshëm do t`i mbrojë ngjyrat e Ulpianës, klubit të inkuadruar në Superligë.
Ai sot është prezantuar nga drejtori sportiv i bardhekaltërve, Enver Duriqi duke firmosur kontratën me ‘qytetarët’ e cila atë e mban në “Sami Kelmendi” për një vit me mundësi vazhdimi.
Coinceiçao ka luajtur te Teuta dhe disa klube në Brazil.























