13:56 / 18.07.2021
Zyrtare: Fode Ballo-Toure vishet kuqezi
AC Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Ballo-Toure.
Milan po vazhdon me përforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri.
‘Rossonerët’ kanë transferuar futbollistin Ballo-Toure nga Monaco për rreth katër milionë euro plus bonuset.
Mbrojtësi ka nënshkruarë kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, dhe do të mbajë fanellën me numër pesë.
24-vjeçari, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës franceze AS Monaco, ku zhvilloi 29 paraqitje duke bërë pesë asistime.
Futbollisti te Milan pritet të përdoret si opsion i dytë për krahun e majtë të mbrojtjes pas Theo Hernandez.























