15:01 / 18.07.2021
Regjistrohen 21 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.358 testime dhe janë regjistruar 21 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 13 janë në Shkup, 5 në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Dibër dhe Strumicë.
Nuk ka pasur vdekje, ndërsa ISHP regjistroi edhe dy pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i pacientëve të diagnostifikuar është 155.922, ndërsa prej tyre 150.170 janë shëruar dhe 5.487 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 265./























