10:09 / 19.07.2021
Dëme të mëdha nga vërshimet në Prishtinë, sheshet ende të pa pastruara
Dëmet më të mëdha janë vërejtur gjatë ditës së diel, ku edhe reshjet kanë qenë më të dendura.
Si pasojë e reshjeve të shumta që kanë ndodhur nëpër shumë qytete të Kosovës, dëmet e shumta e kanë përfshirë edhe Prishtinën.
Nëpër sheshet e Prishtinës vërehen dëme të shumta e sidomos pas vendosjes së tavolinave dhe ambienti i krijuar “Verë n’Akull”, në sheshin “Zahir Pajazi”, ku janë dëmtuar tavolina dhe shumëçka tjetër.
Madje sheshet ende nuk janë pastruar nga dëmet që kanë lënë vërshimet.























