Nuhiji: Dimë gjithçka për Feyenoord

Nuhiji: Dimë gjithçka për Feyenoord

Trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiji ka thënë se ai dhe skuadra e tij dinë çdo gjë rreth kundërshtarit të tyre, Feyenoordit holandez.

Ai doli në një konferencë për media ku foli për takimin e nesërm në Conference League. 

“Do të jetë një eksperiencë e mirë për neve, si për mua si trajner ashtu edhe për ekipin tim, sepse më vjen mirë që po këta futbollistë arritën që të sjellin një skuadër po aq të madhe siç është Feyenoord. Do të jemi në përparësi sepse ne dimë gjithçka për Feyenordin, sepse përveç tash që e kemi analizuar si kundërshtar, përpara kemi ndjekur dhe e kemi përcjellë, dimë për sukseset e Feyenoordit si në kampionatin e tyre ashtu edhe në garat ndërkombëtare. Kemi analizuar shumë ndeshje të tyre, si në aspektin grupor, ashtu edhe në aspektin individual të çdo futbollisti”, tha Nuhiji.

Ai është shprehur që gjilanasit nuk duhet ta përjashtojnë befasinë në ndeshjen e nesërme.

“Është sportive që të shpresojmë, jemi të përgatitur si ekip. Në futboll, e dimë që gjithmonë ndodhin befasi, e dimë që kemi një kundërshtar shumë të fortë realisht, por në asnjë moment nuk do të dorëzohemi. Do të vlerësojmë kundërshtarin mirëpo asnjëherë nuk do ta nënvlerësojmë edhe kualitetin tonë që kemi. Duhet te jemi të kujdesshëm, e dimë që ndeshja don shumë vrap, por presim dhe të shohim nesër”, tha Nuhiji.

Nuhiji tregoi edhe lojtarin më të rrezikshëm që skuadra e tij do të ketë kundërshtarë nesër.

“Tash mendoj që dy krahët janë shumë lojtarë të rrezikshëm, si Sinisterra ashtu edhe Linssen, njashtu edhe në mesfushë kane Kokcu, një lojtar shumë teknik, i cili po ashtu edhe vrapon shumë”, Nuhiji.