RMV, Në Kuvend sot do të ketë debat për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së

RMV, Në Kuvend sot do të ketë debat për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së

Rezoluta e OBRM-PDUKM-së për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe linjat e kuqe kombëtare është në agjendën e seancës së 47-të të Kuvendit, e cila do të mbahet sot. Në rendin e ditës të seancës së sotme janë disa projektligje, si dhe kërkesat për interpretim autentik të neneve të disa ligjeve, transmetn Telegrafi.

Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski mbrëmë kërkoi që rezoluta të pranohet nga të gjitha partitë politike “pa kushte dhe pa kërkuar justifikime”.

Mickoski thotë se pranimi i rezolutës nga të gjitha partitë politike do të nënkuptojë unitet se duhet të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian, por, mbi të gjitha, do të forcohen pozitat shtetërore të Maqedonisë së Veirut.