Drita me shkëlqim historik ndaj Feyenoord
BKT
Sport

Drita me shkëlqim historik ndaj Feyenoord

Drita e ka ndalur Feyenoordin e famshëm në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 

Dy ekipet janë pajtuar të ndahen baraz në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Rezultati përfundimtar ka qenë 0-0.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, Feyenoord duke qenë për një nuancë më e mirë, por pa arritur të jetë konkretizuese. 

Holandezët kanë gjuajtur drejt portës në disa raste, por portieri Faton Maloku ka realizuar pritje të shkëlqyeshme. Në minutën e 95-të vetëm shtylla e ka shpëtuar Dritën. 

Ndeshja e ardhshme zhvillohet pas një jave në Rotterdam.